Profeti ynë na këshilloi t’i ftojmë ata që agjërojnë të çelin iftarin, të jenë bujarë dhe të mbështesin njëri-tjetrin. Lehtësimi i vuajtjeve të nevojtarëve dhe të skamurëve, të qenit i sjellshëm me jetimët dhe shoqëria me njerëzit e vetmuar janë veprat më të lavdërueshme. Profeti ynë premtoi se do të jetë me ata që mbështesin dhe mbrojnë jetimët në Xhennet.